Bisedë telefonike mes portugezëve, Mourinho kërkon transferimin e Ronaldos tek Roma

Sport

Bisedë telefonike mes portugezëve, Mourinho kërkon transferimin e

Jose Mourinho ka një dëshirë që është vështirë të plotësohet. Një ditë më parë u tha se ai kërkon në skuadër Granti Xhakën, por sot thuhet se ai dëshiron që në skuadrën e tij të ketë yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Sipas “La Stampa”, trajneri i ri i Romës ka telefonuar personalisht sulmuesin e Juves për të kuptuar më qartë objektivin e tij për të ardhmen dhe nëse ekziston ndonjë mundësi sapo e vogël për ta transferuar në kryeqytet. Nuk është e vështirë që dy palët të bëjnë një diskutim të tillë, janë shumë miq, plus që menaxhohen nga i njëjti agjent, Jorge Mendez.

Por kjo dëshirë është e pamundur, duke nisur nga mundësia financiare, por edhe në nivel personal dhe ambicioz. Nëse Ronaldo largohet nga Juventus pritet të largohet edhe nga Italia, për momentin në krye të listës ka përfunduar Man.United.

 

ME TE LEXUARAT