“Anulohet shfaqja në Teatrin e Kukullave”, Gonxhja: Protestuesit hodhën molotov në godinë

Politikë

“Anulohet shfaqja në Teatrin e Kukullave”, Gonxhja:

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar për zhvillimet gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, duke njoftuar anulimin e shfaqjes së planifikuar në Teatrin e Kukullave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja bëri të ditur se shfaqja “Mbreti Luan”, e planifikuar për këtë të shtunë në orën 18:00, nuk u zhvillua, megjithëse të gjitha biletat ishin shitur. Sipas ministrit, shkak për anulimin u bë dhuna, pasi protestuesit goditën dyert e teatrit dhe hodhën molotov në ambientet e godinës.

Reagimi i plotë i ministrit Blendi Gonxhja

“Sot, më 28 Nëntor në orën 18:00, Teatri i Kukullave duhej të hapte perden për “Mbretin Luan”. Të gjitha biletat ishin shitur, por pas dhunës së sotme, shfaqja e mbrëmjes u anullua sepse protestues të papërgjegjshëm goditën dyert e teatrit dhe hodhën molotov në ambientet e godinës.

NDALONI luftën me mullinjtë e erës, STOP djegies dhe shkatërrimit të Teatrit të Kukullave! Fëmijët aty ndjekin shfaqjet e tyre të dashura. BOLL trauma u janë shkaktuar, mos i lini pa skenën e tyre artistike, mos ua anulloni festat, planet, JETËN!

E drejta për të protestuar paqësisht garantohet, ndërsa dhuna e verbër ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim të qartë nga gjithësecili. Lutja e tyre më prekëse! “, shkruan ministri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion