Dy emigrantë humbin jetën në Greqi, mbi 1,200 mbërrijnë në ishujt grekë brenda dy ditësh

Kosovë&Rajon

Dy emigrantë humbin jetën në Greqi, mbi 1,200 mbërrijnë

Autoritetet greke po përballen me një fluks të shtuar emigrantësh që përpiqen të mbërrijnë në Europë përmes Mesdheut.

Gjatë një operacioni shpëtimi këtë të shtunë, dy emigrantë u gjetën pa ndjenja pranë brigjeve shkëmbore të ishullit Gavdos, ndërsa 41 persona të tjerë u shpëtuan.

Në operacion morën pjesë edhe agjencia europiane e kufijve Frontex dhe një anije private. Katër prej të mbijetuarve janë transferuar në Kretë për trajtim mjekësor.

Shkaqet e vdekjes së dy emigrantëve ende nuk janë përcaktuar.

Në një operacion tjetër, autoritetet transportuan drejt portit të Heraklionit 102 emigrantë, mes tyre 16 gra dhe pesë të mitur.

Sipas bilancit të përditësuar të Associated Press, mbi 1,200 emigrantë kanë mbërritur në Kretë dhe Gavdos gjatë dy ditëve të fundit.

Rruga detare nga Libia drejt jugut të Greqisë është shndërruar në një prej korridoreve kryesore të emigracionit drejt Bashkimit Europian. Deri në fillim të nëntorit, mbi 23 mijë emigrantë kishin mbërritur në Kretë dhe ishujt përreth që nga fillimi i vitit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion