Zjarri shkrumbon pyjet në Tragjas, zjarrëfikësit rrezikojnë jetën

Aktualitet

Zjarri shkrumbon pyjet në Tragjas, zjarrëfikësit rrezikojnë

Një vatër zjarri u aktivizua këtë të mërkurë në pyllin e fshatit Tragjas të Vlorës.

Flakët të ndihmuara dhe nga era e fortë u përhapën me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme kullota e shkurre.

Mungesa e rrugëve dhe terreni i thyer malor ua vështirësoi punën forcave zjarrfikëse të cilat prej oërëve të para të mëngjesit u përballën me flakët.

Ndonëse pa asnjë fikëse zjarri në duar apo mjet tjetër ndihmës, efektivët rrezikuan jetën e tyre pasi e neutralizuan vatrën e zjarrit me mjete rrethanore pasi disa orësh.

Zjarrëvënia sipas autoriteteve dyshohet të ketë qenë e qëllimshme nga barinj të zonës.

Deri më tani në qarkun Vlorë janë djegur rreth 200 hektarë pyje me kullota e pisha.

ME TE LEXUARAT