Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet i dashuri filipinez: E vrava kur prindërit ishin në shtëpi, trupin e futa në...

Aktualitet

Vrasja e Ilaria Sulës, rrëfehet i dashuri filipinez: E vrava kur

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen në Itali të 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, trupi i pajetë i së cilës u gjet në një valixhe, në një zonë të pyllëzuar.

I dashuri i saj filipinez, Mark Samson ka rrëfyer se e ka vrarë Ilarian në shtëpinë e tij dhe në një kohë kur prindërit e tij ndodheshin aty, por kjo nuk i përfshin ata në hetim. 23-vjeçari u dërgua në komisariat në agim ku u mor në pyetje nga prokurorët e koordinuar nga zv/prokurori Giuseppe Cascini, i prokurorisë së Romës. Gjatë marrjes në pyetje që ka zgjatur disa orë, ish i dashuri i saj ka orientuar hetuesit drejt valixhes ku kishte vendosur trupin e pajetë të 22-vjeçares.

Ai tha në polici se Ilarian e kishte goditur disa herë me thikë në banesën e tij që ndodhet në Via Homs. Samson më pas ka zbuluar se kufomën e ka futur në një makinë për ta transportuar drejt pyllin që ndodhet 40 kilometra larg kryeqytetit.

I riu po ashtu ka treguar se kishte hequr qafe thikën duke e hedhur në një kazan mbeturinash dhe celularin, të cilin e kishte hedhur në një pusetë në zonën e Montesacro, por dy objektet nuk janë gjetur ende. Pas krimit ai ka vazhduar të përdorë celularin e Ilarias, duke fshirë rrjetet sociale dhe duke u shkruar miqve të shqiptares. Në përpjekje për të larguar dyshimet, ai shkoi edhe në shtëpinë e shoqes së Ilarias, duke u shfaqur i shqetësuar për zhdukjen e saj.

Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, ai nuk ka dashur të japë shpjegime për mënyrën e kryerjes së krimit, se kur ka ndodhur, për motivin dhe pse e ka hedhur trupin pikërisht në atë pyll në fund të një përroi, pranë bashkisë së Polit.

“Më vjen keq për atë që bëra”, tha ai para hetuesve që e lidhën motivin me përfundimin e marrëdhënies romantike. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion