Vrasja e 13-vjeçarit në Kurbin aksidentale, fëmijët po luanin me armë, nuk e dinin që ishte e mbushur
Lajmifundit
/
30 July 2021, 08:02
Aktualitet

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 13-vjeçarit në Kurbin. Mësohet se vikima ka qenë me tre fëmijë të tjerë në vendin e ngjarjes. Ata kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, ku edhe gjetën armën.
Fëmijët, pasi kanë dërguar bagëtitë në stan, kanë filluar të luajnë me armën e gjetur. Fatkeqësisht, arma ka qenë e mbushur, duke përfunduar fatale për 13-vjeçarin që mori plumbin dhe që vdiq në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë në fshatin Gërnac. Vitkima u gjet nga policia.


