Djegia e mbetjeve në Fier, Basha thirrje qytetarëve: Po helmohen familjet, koha për të ngritur zërin

Aktualitet

Djegia e mbetjeve në Fier, Basha thirrje qytetarëve: Po helmohen

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar mëngjesin e sotëm për zjarrin në Fier, që prej 4 ditësh ka sjellë një situatë të rënduar të mjedisit. Përmes një postimi në Tëitter, ai akuzon qeverinë, ndërsa ka një thirrje për qytetarët.

Djegia e mbetjeve në Fier, Basha thirrje qytetarëve: Po helmohen

“Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E solli një skemë kriminale si në Durrësin e Kavajës. Digjen plehrat, helmohen familjet, vetëm që duhet të justifikohen më pas faqeve të majme të inceneratorëve me aksionerë mafianë dhe qeveritarët e korruptuar.

Viktimat janë njerëz që helmohen dhe vidhen. Hesht drejtësia, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet: mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorët. Censurohet media: heshtje e blerë nga mafia e inceneratorëve. Kështu e do regjimi Shqipëria: pa të drejta, pa liri, pa të vërtetë.

Djegia e mbetjeve në Fier, Basha thirrje qytetarëve: Po helmohen

Prandaj shkel ligjet, pasurohet dukë vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk kupton.

Djegia e mbetjeve në Fier, Basha thirrje qytetarëve: Po helmohen

Demokracia vdes në heshtje. Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për shëndetin dhe familjen tuaj. Për taksat ju të vjedhni dhe të dëshironi të dhunoni!”, shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT