U tha se provokoi Luizin me postimin e tij, reagon për herë të parë Butrint Imeri (FOTO)

Postimi i fundit i Butrint Imerit u mor nga fansat si një ironizim për Luiz Ejllin.
Këngëtari publikoi një foto të edituar kur ai kishte qenë i vogël dhe në të ishte vendosur një kurorë dhe duar kishte një luan.

Le të kujtojmë që luani është shndërruar në sinonimin e Luizit brenda lojës. Natyrisht që të shumtë kanë qenë ata që e kanë marrë si provokim ndaj tij këtë fakt.

E pasi postimi bëri xhiron e rrjetit, Butrinti ka reaguar sërish në rrjetet sociale duke i cilësuar si “fake” lajmet që qarkulluan se ai ironizoi banorin.

“Lajme fake sërish”- shkroi ai në një status. Më pas ai postoi sërish një foto të një fanseje ku krahas saj shkroi: Unë kur lexoj lajme fake çdo ditë”


