U qëllua dy herë me thikë në Itali, shqiptari humb jetën në spital

Aktualitet

U qëllua dy herë me thikë në Itali, shqiptari humb

Nje shtetas shqiptar 26 vjec i cili u qëllua me thikë dy herë gjeti vdekjen në spital në Romë, është goditur nga disa shqiptarë të tjerë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se viktima Atjon Lopci u qëllua të premten në orën 13 e 30 në Ostiense të Romës nga të paktën dy shqiptarë të tjerë njeri 29 vjec dhe tjetër 21 vjec.

Ata janë shpallur në kërkim, sikurse në kërkim ështgë shpallur edhe një tjetër shqiptar i cili ishte shok me viktimen por është zhdukur nga vendi i ngjarjes.

Ka dyshime të forta se sherri mes shqiptarëve që përfundoi tragjikisht ka nisur si pasojë e pazareve të drogës.

Viktima fillimisht tentoi ti fshihej policisë ndonëse ishte i plagosur pas dy goditjeve me thike ne shpinë dhe bark.

Pasi ishte mbuluar nga gjaku, Atjon Lopci është shembur në vend dhe është marrë nga ambulance për tu dërguar në spital. Pas mesnatë, teksa I ishte nënshtryar edhe një operacioni, I riu shqiptar fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

ME TE LEXUARAT