Rriten tensionet, Kina vendos sanksione ndaj zyrtarëve amerikanë

Hong Kongu është kthyer në rajonin ku po përplasen dy superfuqitë, Amerika dhe Kina.
Kina njoftoi të premten sanksione ndaj shtetasveamerikanë përfshirë ish-sekretarin e Tregtisë Wilbur Ross. Ky veprim erdhi si përgjigje ndaj sanksioneve të fundit të SHBA-së ndaj zyrtarëve kinezë në Hong Kong.
Këto janë sanksionet e para që Kina ndërmerr pas kalimit të një ligji të ri në vend, të mirtuar në qershor, teksa marrëdhëniet mes dy superfuqive janë të acaruara.
"Kundër-sanksione reciproke", siç i cilësuan zyrtarët kinezë, janë marrë edhe për përfaqësues të tjerë politikë dhe tregëtarë amerikanë. Zyrtarët janë pjesë e Institutit Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare, Institutit Republikan Ndërkombëtar, Human Rights Watch (HRW) dhe Këshillit të Demokracisë Hong Kong me bazë në Uashington.
"Pala amerikane sajoi postin e ashtuquajtur këshilltar biznesi në Hong Kong, dhe njollosi mjedisin tregtar të Hong Kongut, ndërsa sanksionoi në mënyrë të paligjshme zyrtarët kinezë në Hong Kong," tha Ministria e Jashtme e Kinës në një deklaratë.
"Këto veprime shkelën seriozisht ligjin ndërkombëtar dhe parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës," tha ministria.
Amerikanët kanë reaguar për rstin duke thënë se këto veprime janë shembujt e fundit se si Pekini ndëshkon qytetarët privatë, kompanitë dhe organizatat e shoqërisë civile, si një mënyrë për të dërguar sinjale politike.
Kjo është hera e dytë këtë vit që Kina vendos sanksione ndaj zyrtarëve që shërbyen nën ish administratën Trump, i cili miratoi një vijë të ashpër ndaj Pekinit. Ndërkohë, presidenti aktual Biden po bën përpjekje të bëjë bashkë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në kundërshtimin e asaj që Shtëpia e Bardhë thotë se janë politikat gjithnjë e më agresive të Kinës.


