Hapet memoriali i ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull, nisin hetimet
Lajmifundit
/
24 July 2021, 13:17
Aktualitet

Persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ngritur për ushtarët e rënë grekë në Dropull, ndërsa policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për rastin.
Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Postës së Policisë Dropull kanë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi në datën 23.07.2021, në fshatin Vodhinë, Dropull është konstatuar se kanë hapur memorialin e ngritur për nder të ushtarëve grek, të rënë në luftën e dytë botërore.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


