U nis nga Shkodra, malazezët kapin dronin me 9 kg drogë

Aktualitet

U nis nga Shkodra, malazezët kapin dronin me 9 kg drogë

Policia malazeze tha se ka bllokuar nje dron qe po transportonte nje sasi kanabisi nga Shqiperia drejt vendit fqinj. 

Vijesti shkruan se policia ka konfiskuar një dron në të cilin ishte lidhur një pako PVC me nëntë pako marihuanë, gjithsej nëntë kilogramë.

Sipas Drejtorisë së Policisë, droni është pikasur gjatë aktivitetit të planifikuar vëzhgues në lidhje me shuarjen e krimit ndërkufitar në ujërat e liqenit të Shkodrës dhe po lëvizte nga drejtimi i Bajzës në drejtim të rajonit të Kodrës.

“Në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, policia po ndërmerr masa dhe veprime të mëtutjeshme në kuadër të kompetencave të saj për identifikimin e personave që kanë kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mesohet se pala malazeze ka kerkuar informacion dhe bashkepunim edhe nga policia shqiptare ne Shkoder me qellim hetimin e rastit dhe identifikimin e autoreve te ngjarjes.

Rastet e trafikimit te droges ne zonen kufitare mes Shqiperise dhe Malit te Zi jane nje shqetesim i perhershem i policive ne dy anet e kufirit. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT