Garë milionash në Kupat e Europës

Sport

Garë milionash në Kupat e Europës

Sa vlen kualifikimi në gjysmëfinalet e Conference league?

Në rastin e Romës që humbi një natë më parë italianët kanë arkëtuar 2,94 milionë euro si bonus për pjesëmarrjen në fazën e grupeve.

1,42 të tjera shtohen në bazë të renditjes së UEFA-s në 10-vjeçarin e fundit. 4,36 milionë i kanë ardhur nga shpërblimet për shkak të pranisë së rregullt në garat europiane.

Shpërblehen gjithashtu edhe rezultatet dhe vendi i zënë në grup. E më pas evitohet me kualifikimin në çerekfinale. Në total Roma ka arkëtuar 13,39 milionë euro. Nëse do të kalojë turin do të përfitojë edhe 2 milionë euro të tjerë.

Por këto shifra janë shumë pak në krahasim me ato që do të përfitojë Atalanta në Europa League. Deri tani në cerekfinalet6 e kësaj gare, skuadra e Berat Gjimshitit ka përfituar 37.24 milionë euro.

Nëse do të kualifikohet në katërshen më të mirë do ti shtohen edhe 2.8 milionë të tjerë. Më pas 4.6 milionë për gjysmëfinalet dhe 4 për trofeun. Duket qartë se gara për trofetë europianë nuk është thjeshtë prestigj sportiv.

ME TE LEXUARAT