Thyen arrestin e shtëpisë dhe vjedh makinën në Tiranë, ndjekje si në filma për 36-vjecarin

Nje i ri qe theu arrestin e shtepise vodhi nje automjet ne Tirane ndersa u arrestua pas ndjekjes si ne filma prej policise.
Njoftimi:
Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Vjedhja”, vodhi 1 automjet, gjatë ndjekjes nga Policia braktisi automjetin e vjedhur dhe tentoi të largohej, vihet në pranga 36-vjeçari.
Sekuestrohet automjeti i vjedhur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Duplicate", si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi:
D. Ç., 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Vjedhja”.
Ky shtetas ka thyer masën e sigurisë dhe ka vjedhur një automjet në rrugën “Siri Kodra”. Shërbimet e Policisë Rrugore i është kanë bërë shenjë për ndalim, në rrugën “Siri Kodra”, por ai nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.
Shërbime të tjera policie janë vënë në ndjekje të shtetasit D. Ç., deri në aksin rrugor “Rinas-Tiranë”, ku ai ka braktisur automjetin e vjedhur dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


