Ukraina: Goditëm Urën e Krimesë me eksplozivë nën-ujorë

Bota

Ukraina: Goditëm Urën e Krimesë me eksplozivë

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) deklaroi të martën se kishte goditur urën rrugore dhe hekurudhore që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, duke vendosur eksplozivë.

Në një njoftim në aplikacionin Telegram, SBU bëri të ditur se kishte përdorur 1100 kilogramë eksplozivë, të cilët u shpërthyen në orët e para të mëngjesit, duke dëmtuar shtyllat nënujore të urës, një rrugë furnizimi kyçe për forcat ruse në Ukrainë.

Kreu i SBU-së, Vasyl Maliuk, konfirmoi përfshirjen e shërbimeve sekrete në këtë sulm, duke theksuar se ishte organizuar me ndihmën e dronëve detarë “Sea Baby”.

Sulmi vjen pas operacionit ‘Rrjeta e merimangës’ që Ukraina ndërmori duke goditur shkatërruar 40 bombardues nga 120 që ka Rusia.

Më 1 qershor, në 4 baza të ndryshme të shpërndara deri në 4 mijë kilometra larg Ukrainës, përfshirë Siberinë, ushtria e Kievit, futi fshehurazi nëpërmjet kamionëve në rusi drone të vegjël që shpërthyen të paktën 41 luftarakë bombardues. Vlera e përllogaritur e dëmeve arrin deri në rreth 7 miliardë dollarë.

Më 8 tetor 2022, një kamion shpërtheu mbi urën e Krimesë, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm. Në korrik 2023 ndodhi një tjetër sulm mbi të njëjtën urë dhe, sipas ukrainasve, dy segmente të saj u shkatërruan.

ME TE LEXUARAT