U shoqëruan nga policia, vajzat përshëndesin me simbolin e shqiponjës nga dritarja e komisariatit
Lajmifundit
/
17 November 2026, 22:55
Aktualitet

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme disa vajza të mbuluara me shami dhe një të moshuar që protestonin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Vajzat dëgjohen teksa bëjnë rezistencë duke thënë: “Mos më prek me dorë” dhe “Jam në trotuar”.
Në një moment, shihen protestuesit e tjerë që i dalin përpara furgonit të policisë dhe mundohen ta bllokojnë, duke u përplasur me efektivët.
Më pas, ato janë dërguar në Komisariat, ku me simbolin e shqiponjës dhe gjeste entuziaste kanë përshëndetur protestuesit e tjerë të mbledhur jashtë godinës.


