Publikohen pamjet e operacionit të SPAK me Finlandën, dy trafikantë i shpëtuan arrestimit

Aktualitet

Publikohen pamjet e operacionit të SPAK me Finlandën, dy

Policia e shtetit publikoi pamje nga operacioni i perbashket i SPAK me autoritetet finlandeze ku u firmosen 11 urdhera arresti per persona qe trafikonin ekstazi ne Finlande.

Prej 11 personave ne kerkim 9 tashme jane arrestuar: 

Pamje nga operacioni policor i koduar “PIETARI”.

Operacioni, i përbashkët me autoritetet finlandeze.

Gjatë operacionit, për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë, u angazhuan rreth 110 punonjës të Policisë së Shtetit. Konkretisht, u përfshinë Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, në bashkëpunim me drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Nga 11 masa sigurie, Policia e Shtetit në bashkëpunim me BKH-në, kanë ekzekutuar 9 masa sigurie dhe vijon puna për kapjen e 1 shtetasi, ndërsa 1 shtetas, nga informacionet e siguruara, nuk ndodhet në Shqipëri, dhe po bashkëpunohet me auritetet partnere për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjithashtu, janë sekuestruar prova të rëndësishme për vijimin e hetimeve paraprake dhe hetimit pasuror.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion