PS e PD bëhen bashkë në KAS, refuzojnë rinumërimin në Vlorë. Bie kërkesa e Lapajt

Politikë

PS e PD bëhen bashkë në KAS, refuzojnë rinumërimin

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, e cila pretendon se fletët e votimit në këtë qendër nuk kishin vulat.

“Deri në këtë fazë të monitorimit të pamjeve, kemi konstatuar që në kamerat e ZAZ 85 nuk është shfaqur vula e fletës së votimit, duke shkelur parashikimet ligjore të Kodit Zgjedhor sa i takon kësaj procedure.

Kjo e legjitimon drejtpërdrejt kërkesën tonë për rinumërim të plotë të të gjithë qarkut të Vlorës”, thuhet në kërkesën ankimore të Shqipëria Bëhet.

Edhe pse subjekti i Adriatik Lapaj kërkon rinumërim në të gjithë qarkun, KAS vendosi vetëm hapjen e kutisë së konstatuar me probleme për të verifikuar nëse fletët e votimit janë të vlefshme apo jo.

Relatori i çështjes konstatoi se të gjitha fletët e votimit ishin të vulosura.

“U krye këqyrja e kutisë së votimit dhe rezultoi se të gjitha fletët e votimit ishin të vulosura me vulën përkatëse të qendrës së votimit”-u shpreh relatori i çështjes, Ledio Braho./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion