Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin (EMRI)
Lajmifundit
/
17 November 2026, 16:07
Aktualitet

Arrestohet pasi doli nga spital drejtuesi i skrepit që u përfshi në aksidentin tragjik ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lulaj.
63-vjeçari Thanas Poçaj ishte plagosur nga përplasja dhe ishte transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mësohet se është arrestuar nga policia.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në autostradën Fier–Vlorë, pranë Novoselës. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


