Përplasje në BBVK pas incidentit në banjo, Fuego akuzon Nichin: “E shtin një grua me hy e me më pa ashtu”

Një situatë e pakëndshme ka shkaktuar tensione të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të debatit janë gjendur Fuego, Nichi dhe Arlinda.
Shkak për përplasjen është bërë një incident i ndodhur në banjo, për të cilin Fuego ka bërë përgjegjës Nichin. Sipas pretendimit të tij, një prej banoreve ka hyrë në ambientin ku ai ndodhej, pa qenë në dijeni se Fuego ishte brenda.
I revoltuar nga ajo që kishte ndodhur, Fuego nuk i ka kursyer akuzat ndaj Nichit, duke e konsideruar veprimin e tij të papranueshëm.
“Ti je i pamoralshëm, përderisa e shtin një grua me i hy një mashkullit në banjo, edhe me hy me më pa mu ashtu”, i është drejtuar ai.
Edhe pse rrethanat e incidentit nuk janë bërë ende plotësisht të qarta, nga komentet dhe reagimet e bëra në shtëpi është lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Arlindën.
Ngjarja ka sjellë diskutime të ashpra mes banorëve, duke e kthyer incidentin në një tjetër pikë konflikti brenda shtëpisë së BBVK-së.
Ndërkohë, përplasja vjen pas një tjetër momenti tensioni mes dy banorëve. Gjatë ditës, Fuego kishte sfiduar Nichin që të hynte së bashku me të në banjo, duke i propozuar që të përballeshin në një nominim kokë më kokë.


