Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 3 të arrestuar në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar 3 shtetas, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
“Theu masën e sigurisë "Arrest shtëpie" dhe u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, vihet në pranga 42-vjeçari.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 13.07.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtim i mjetit në gjëndje të dehur”.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 31 vjeç, banues në Peshtan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip "BMW" në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


