Mbante në shtëpi thika, shpatë dhe fishekë gjuetie, prangat 43-vjeçarit në Lushnje

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi iu gjet në makinë shufër metalike. Sipas policisë, pas kësaj, autoritetet kontrolluan banesën e tij, ku gjetën 14 fishekë gjuetie, 4 thika me këllëf, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin N. P., 43 vjeç, banues në Lushnjë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë një shufër metalike me hapje-mbyllje. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 43-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua 1 gjerdan me 14 fishekë gjuetie, 4 thika me këllëf, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur”, njofton policia


