Lezhë/ Operacioni antidrogë i SPAK, identifkohen disa nga të arrestuarit (Emrat)

SPAK ka nisur një operacion në Lezhë, në kuadër të një procedimi penal në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike. Mësohet se SPAK ka dhënë 20 urdhëra arresti. Ndërkohë janë zbardhur emrat e disa prej të arrestuarëve të operacionit të policisë. Bëhet fjalë se kanë rënë në pranga, në kuadër të këtij operacioni, Tanush Lekgega, Pashk Lala, Miri Rrapi, Gjin Kola.
Ndërkohë mësohet se ky operacion antidrogë vjen pas vrasjes nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili po asgjësonte parcela me kanabis në zonën e Kune Vain, në Lezhë, së bashku me dy kolegët e tij.
Kujtojmë se Hoxha u vra nga Aldi Rama, 21-vjeç, i cili refuzoi që të kontrollohej nga policia dhe hapi zjarr ndaj tyre. Pas orësh në arrati, i riu qëlloi për vdekje veten e tij.
Vijon...


