Armë në banesë dhe dhunë ndaj familjes, policia arreston 2 persona në Lushnje dhe Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish- bashkëshortes dhe vajzës së mitur. “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi L. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen "Konferenca e Pezës" ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses dhe vajzës së saj të mitur”, tha policia.
Ndërsa policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 44-vjeçar, pasi në një stan, në pronësi të tij, janë gjetur armë zjarri dhe jo vetëm.
“Po nga këto struktura u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e tij në lagjen "Savër", Lushnjë, u gjetën 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë e montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse”, shkruhet në njoftimin e policisë.


