Përleshje e përgjakshme në zonën e Plazhit në Durrës, plagosen me thikë dy vëllezër
Lajmifundit
/
29 Maj 2021, 20:14
Aktualitet

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë një përplasje të dhunshme në lagjen nr 13 Plazh, Durrës. Mendoset se të plagosurit janë dy vëllezër.
Të plagosurit përkatësisht janë 18 dhe 23 vjeç ndërsa thuhet se janë konfliktuar me disa persona të tjerë.
Të plagosurit janë transportuar në spital ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për arrestimin e tyre. Ndërsa pritet një informacion zyrtar lidhur me ngjarjen.

