Tirana në protestë, Vlora në festë! Ceremonia e Pavarësisë, të pranishëm edhe krerët e shtetit të Kosovës

Aktualitet

Tirana në protestë, Vlora në festë! Ceremonia e
Vlora është kthyer edhe këtë 28 Nëntor në kryeqendrën e festimeve për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në qytetin ku më 1912 u ngrit flamuri kuqezi dhe u shpall shteti i pavarur.

Ceremonia shtetërore e ngritjes së Flamurit bëri bashkë krerët më të lartë të shtetit nga Shqipëria dhe Kosova. Nën tingujt e Himnit Kombëtar, flamuri kuqezi u ngrit në Sheshin e Flamurit, në prani të autoriteteve dhe qytetarëve.

Më pas, ceremonia vijoi me homazhe në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit, ku kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosën kurora me lule.

Këtë vit në ceremoni u bënë bashkë kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti, i cili një vit më parë kishte munguar. Në ceremoni ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në vizitën e saj të parë zyrtare në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion