Rusia censuron reklamën e Dolce&Gabbana, ku puthen dy vajza

Bota

Rusia censuron reklamën e Dolce&Gabbana, ku puthen dy vajza

Një prokuror rus ka bërë thirrje që reklamat e Dolce&Gabbana në Instagram ku shfaqen çiftet e të njëjtit seks duke u puthur të ndalohen në vend pas ankesës së një ligjvënësi rreth tyre.

Mikhail Romanov, një anëtar i partisë në pushtet Rusia e Bashkuar, paraqiti ankesën në lidhje me reklamat e postuara nga gjiganti i modës, pasi videoja “përmban informacion që hedh poshtë vlerat e familjes dhe propagandon marrëdhëniet seksuale jo-tradicionale”.

Të dy videot e shkurtra ishin pjesë e fushatës globale të shtëpisë së modës italiane “Dashuria është dashuri” në prag të Ditës së Shën Valentinit.

Marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të ligjshme në Rusi, por një ligj i vitit 2013 ndalon përhapjen e “propagandës mbi marrëdhëniet seksuale jo-tradicionale” midis të rinjve rusë. Grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar legjislacionin, duke thënë se ai ka ndihmuar në rritjen e armiqësisë sociale ndaj homoseksualitetit.

Dolce & Gabbana nuk pranuan të komentojnë mbi rastin.

Në vitin 2018, Dolce & Gabbana u detyrua të anulonte një shfaqje në Kinë mes një reagimi kundër një fushate reklamimi që u konsiderua si raciste dhe bëri që faqe të tregtisë elektronike në Kinë të bojkotonin produktet e firmës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion