U rrah barbarisht nga shokët në shkollë, flet nëna e 15-vjeçarit shqiptar të arrestuar: Po e bëjnë fajtor

Kosovë&Rajon

U rrah barbarisht nga shokët në shkollë, flet nëna e

Sot janë publikuar disa pamje të një rrahje brutale që ka ndodhur në oborrin e shkollës “Dardania” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme. Aty shihet se një i mitur është grushtuar e shqelmuar nga disa nxënës. I mituri që u sulmua po dyshohet për therje me thikë dhe është dërguar në paraburgim.

Nëna e të miturit, që tashmë gjendet në paraburgim ka është shprehur se djali i saj ka qenë dhe vazhdon të jetë pre e bullizmit.

Rrëfimi i nënës së 15-vjeçarit që u rrah brutalisht në shkollën “Dardania”

Sot janë publikuar disa pamje të një rrahje brutale që ka ndodhur në oborrin e shkollës “Dardania” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme. Aty shihet se një i mitur është grushtuar e shqelmuar nga disa nxënës. I mituri që u sulmua po dyshohet për therje me thikë dhe është dërguar në paraburgim.

Nëna e të miturit, që tashmë gjendet në paraburgim ka treguar për Sinjalin se djali i saj ka qenë dhe vazhdon të jetë pre e bullizmit.

Në momentin që ajo fillon të flasë për djalin e saj, ajo nuk mundi që të përmbahet nga të qarat: “Haaaajt mamit, s’ka me u ndalë mami kurrë o djali jem, ka me punu deri në fund. Djalin ma dërguan në paraburgim breee”, tha ajo.

Derisa tregon se si ka ndodhur ngjarja e djeshme, ajo thotë se djalin e saj e kanë rrahur edhe më herët grupe të caktuara, ku deri në 30 persona kanë sulmuar mbi të. Madje shton se “e kanë prishur” duke e rrahur.

“E dyta herë që po ma rrehin djalin. Qiky që është i therun tash ma ka rreh edhe ma heret. Ka qenë pre e bullizmit djali jem prej klasës të parë…A e keni parë videon. Sot e dërguar në paraburgimn djalin tim dhe shokun e tij. Djalin ma kanë rreh kur e ka kry testin e maturës. Djali si e ka kry testin, si ka njoftë ata, e kanë rreh turma. I kanë thonë hajde hajde, heki syzat, i shtin në xhep edhe e rrehin brutalisht. Ma kanë prishë djalin. S’ka me u nalë kurrë as natën. Ka 30 vetë pe rrehin edhe këto po ma lojnë fajtor”, tha ajo.

Nëna e ish-nxënësit të shkollës “Hasan Prishtina”, thotë se djali i saj kurrë nuk ka pasur përkrahje, madje as nga shkolla.

“Kurrë s’ka pasë përkrahje. As prej nxënësve, as prej prindve, as drejtoreshes. Edhe Arbërie Nagavci i ka dokumentet që ia kom dërgu. Djali jem 15-vjeçar është. Që një vit po ma rrehin djalin, me grupe secili. Nuk e ngucë ai kërkond, ka qenë gjithmonë pre e ngacmimeve…”, shton ajo.

Nëna e 15-vjeçarit rrëfen se kjo gjendje po rëndohet më shumë, e përkrahje nga shteti nuk po merr.

“Dy herë e kanë rreh dje. I thashë mami vjen të merr, e ai ka qenë me shokun e vet, edhe prapë jonë shku e kanë rreh. Ai më ka thonë se jom kanë i lodhun, s’kom pasë fuqi me i bo dikujt najsend, veç kur kom dëgju që e kanë ther atë djalin. Edhe shteti po ma dëmton djalin, nuk ka shtet, nuk ka asgjë! Djali ka pasë dje nevojë për trajtim mjekësor, nuk e kanë ndalë në spital. Veç ekzaminimet ia kanë bë edhe e kanë liru, e kanë dërgu në mbajtje. Nuk e dinë kush e ka ther atë djalin. U rreh djali, e kanë sakatu, edhe në rrugë ma kanë rreh. Ata i kanë shku prapë djalit kishe çka kena bo na, edhe aty kanë kcy shoktë e djalit. Djalin si e mora, më tregoi cka ka ndodhë. Kjo është e tmerrshme çka po ndodh, s’ka shtet”, përfundoi ajo duke qarë.

Për këtë rast ka shkruar edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili është edhe kryetar në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ai ka shpërndarë pamjet e publikuara nga Sinjali dhe ka shkruar se i mituri është rrahur disa herë dhe është bullizuar vazhdimisht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion