Misteri, i dyshuar për disa vr'asje me pagesë, si u lirua nga qelia Vincens Piroli?!

Aktualitet

Misteri, i dyshuar për disa vr'asje me pagesë, si u lirua nga
Një vendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë për zbutjen e masës së sigurisë ndaj Vinçesk Pirolit, i njohur si “Piroli i Laçit”, ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet ligjore që çuan në lirimin e tij nga qelia. Sipas gazetarit Elton Qyno, gjyqtarja Miranda Andoni vendosi që 38-vjeçari të kalonte në “arrest shtëpie”, ndonëse për të dhe dy personat e arrestuar bashkë me të kishte dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale dhe sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve. 

Piroli u arrestua në mbrëmjen e 8 tetorit 2026, gjatë një operacioni të Policisë së Lezhës. Bashkë me të u vunë në pranga edhe Kristian Ymeri, 34 vjeç, dhe Elden Tarja, 25 vjeç. Të tre u kapën me një arsenal armësh dhe prova që, sipas hetimeve, krijonin dyshime se vepronin si një grup i organizuar, i gatshëm për të kryer vrasje me pagesë në qytete të ndryshme të vendit. 

Policia dhe Prokuroria e Lezhës kishin ngritur dyshime për përfshirjen e tyre në veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”, “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në dëm të Erjon Tucit dhe P. Gjinit në Lezhë, si dhe “Vjedhjes apo trafikimit të mjeteve motorike”. 

Më 12 tetor 2026, Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për të tre të dyshuarit. Por më 19 nëntor, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi pjesërisht vendimin. Gjyqtarja Miranda Andoni caktoi “Arrest shtëpie” për Pirolin, ndërsa la në fuqi masën “Arrest në burg” për dy bashkëpunëtorët e dyshuar, Elden Tarjan dhe Kristian Ymerin. 

Deri më tani nuk janë bërë të ditura argumentet ligjore dhe analiza e provave mbi të cilat gjyqtarja mbështeti vendimin për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj Pirolit. 

Nga ana tjetër, prokurorja e Apelit, Arta Marku, e cila përfaqësonte akuzën në këtë çështje, kishte kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Lezhës dhe mbajtjen në burg të të tre personave, të cilët prokuroria i konsideronte me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 

Pas vendimit të Apelit, Piroli u shoqërua nga burgu drejt banesës së tij nën masa të forta sigurie. Megjithatë, qëndrimi në arrest shtëpie zgjati vetëm 38 ditë. Policia e Lezhës e arrestoi sërish pasi Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj tij një tjetër masë sigurie “Arrest në burg”, këtë herë në lidhje me vrasjen e Frrok Lleshit në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. 

Për të njëjtën ngjarje, gjykata caktoi masë sigurie edhe për Kristian Ymerin. Aktualisht, të dy ndodhen në burg. 

Vrasja e Frrok Lleshit dyshohet se ka pasur si motiv hakmarrjen. Sipas të dhënave të bëra publike, viktima kishte kryer një vrasje në vitin 1995, për të cilën ishte arrestuar fillimisht, por më pas ishte arratisur nga burgu. Ai u prangos në vitin 2006. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion