Përfshihet nga flakët banesa e të moshuarit në Durrës, shpëton mrekullisht
Lajmifundit
/
25 July 2021, 17:14
Aktualitet

Një banesë është përfshirë nga flakët në Durrës, ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 18.
“Durrës/Informacion paraprak/ Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.


