“Delta” në Shqipëri, reagon Manastirliu: Vaksinohuni për të shpëtuar jetë

Aktualitet

“Delta” në Shqipëri, reagon Manastirliu: Vaksinohuni

Ditën e sotme u konfirmua mbërritja e variantit “Delta” në Shqipëri. Pas këtij lajmi, ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë thirrje urgjente për tu vaksinuar.

“Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!

#VaksinohuSOT
#KohaËshtëTANI
#ShqipëriaBuzëqesh????”, shkruan ajo.

Ndërkohë, sipas raportit ditor, në Shqipëri, prej 29 ditësh nuk ka asnjë viktimë.

ME TE LEXUARAT