Në gjendje të dehur përplasi 5 makina të parkuara, arrestohet 40-vjeçari në Durrës
Lajmifundit
/
19 October 2021, 11:02
Aktualitet

Policia e Durrësit ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi në gjendje të dehur ka përplasur disa mjetë të parkuara. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Taulantia”.
“Durrës/ L. L., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur; F. T., 37 vjeç, pasi në rrugën “Taulantia”, Durrës, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur disa mjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


