Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, pranga 38-vjeçarit në Durrës
Lajmifundit
/
19 October 2021, 10:49
Aktualitet

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i akuzuar për dhunë ndaj bashkëshortes. Sipas bluve, shtetasi B.K ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
“Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.


