"Volkswagen" përplas motorin në Durrës, plagoset drejtuesi 42-vjeçar

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku për pasojë është plagosur një 42-vjeçar. Sipas policisë, një makinë "Volkswagen" ka përplasur një motor, shoferi i të cilit mbeti i plagosur. Ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e makinës, shtetasi M.D, 22 vjeç.
“Durrës/ Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
M. D., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen", ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


