Në 9 mars shqyrtohet masa e sigurisë për Belinda Ballukun, kush është gjyqtarja

Aktualitet

Në 9 mars shqyrtohet masa e sigurisë për Belinda Ballukun, kush

Në datën 9 mars, në orën 09:00 do të shqyrtohet çështja për masën e sigurisë për Belinda Ballukun.

Shqyrtimi i çështjes, i cili vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullim nga detyra, do të bëhet nga gjyqtarja Miliana Muça.

Balluku, aktualisht gëzon vetëm mandatin e deputetes, pasi me ndryshimet e fundit të kabinetit qeveritar, të dekretuara nga presidenti Bajram Begaj dhe të votuara këtë  të enjte në Kuvend, është shkarkuar nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Në Kuvend, po diskutohet tashmë çështja e mandatit, e cila pritet që të kalojë në seancën e radhës.

PS ka shprehur një qëndrim publik, që vetëm pezullimi nga detyra është i mjaftueshëm, por ende nuk ka nxjerrë raportin final.

Ndërsa PD, që ka nxjerrë raportin final dhe e ka dorëzuar në Kuvend, kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe hapjen e rrugës ëpr hetimin e mëtejshëm të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion