Gjyqtarja e GJKKO Engjëllushe Tahiri “ngec” në Dubai, shtyhet seanca e "Plumbi i Artë"

Aktualitet

Gjyqtarja e GJKKO Engjëllushe Tahiri “ngec” në Dubai,

Shtyhet për të dytën herë seanca gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë”, shkak mungesa e relatores Engjëllushe Tahiri, e cila prej disa ditësh ndodhet në Dubai.

Këtë të enjte anëtari i trupës gjykuese Besmir Stroka pasi konstatoi palët e pranishme në sallë, njoftoi mungesën e Engjëllushe Tahirit duke shtyrë seancën në datë 10 mars ora 10.00.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë shtyrë tre seanca të tjera për shkak të mungesës së Tahirit, e cila prej fillimit të javës ndodhet në Dubai dhe është bllokuar për shkak të luftës.

Tahiri parashikohet që të shqyrtojë në themel çështjen Veliaj të hënën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion