Agjencia europiane paralajmëron : Pas supermarketeve, objektiv i sulmeve kibernetike pajisjet shtëpiake

Bota

Agjencia europiane paralajmëron : Pas supermarketeve, objektiv i sulmeve

Sulmet kibernetike që së fundmi kanë goditur sistemet e frigoriferëve dhe ngrirësve në supermarkete mund të përhapen edhe në pajisjet elektroshtëpiake dhe routerët e internetit në banesa. Paralajmërimi vjen nga drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA), Juhan Lepassaar.

Në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, Lepassaar theksoi se kërcënimet në hapësirën digjitale po bëhen gjithnjë e më të mëdha, ndaj Evropa duhet të rrisë investimet për mbrojtjen e sistemeve dhe infrastrukturës teknologjike.

Duke iu referuar sulmit ndaj pajisjeve ngrirëse, për të cilin Franca ka ngritur dyshime se pas tij qëndron Irani, kreu i ENISA-s nuk pranoi të komentojë këto pretendime.

Megjithatë, ai nënvizoi se është e njohur që aktorë kibernetikë të lidhur me shtete si Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia kanë përfshirë Evropën në objektivat e tyre.

Sipas Lepassaar, rreziku nuk kufizohet më vetëm te institucionet apo infrastruktura kritike, por mund të prekë gjithnjë e më shumë edhe pajisjet e përditshme që përdoren nga qytetarët në shtëpitë e tyre.

Ai bëri thirrje për më shumë angazhim dhe investime në sigurinë kibernetike, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes së Evropës përballë kërcënimeve të reja digjitale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion