Ndalohet djali i Azem Hajdarit, policia jep detajet: Çfarë iu gjet në makinë, e shoqëronte një vajzë

Aktualitet

Ndalohet djali i Azem Hajdarit, policia jep detajet: Çfarë iu gjet

Blutë e Elbasanit kanë dhënë detajet e para nga shoqërimi në Komisariat i djalit të Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me të.

Sipas policisë, 23-vjeçarit Azem Hajdari i është gjetur në makinën tip "Audi", 5 doza lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Së bashku me të në makinë ishte edhe 19-vjeçarja me iniciale S.M, nga Lushnja.

Elbasan

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip "Audi", që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT