U qëllua me thikë pas shpine, 27-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë në spital

Pasi mbeti i plagosur nga goditjet me thikë, një 27-vjeçar shqiptar në Itali po lufton me vdekjen në një spital të Italisë.
Mesditën e sotme, i riu është sulmuar befasisht me thikë nga dy persona, raportojnë mediat e huaja.
Ngjarja ka ndodhur në Romë në rrugën “Gazametro”, pranë një restoranti japonez. I plagosuri tentoi fillimisht të largohet duke vrapuar, por pas afro 150 metrash ai është rrëzuar pa ndjenja në tokë.

Raportohet se 27-vjeçari ka humbur shumë gjak dhe gjendja e tij është kritike për jetën. Ende nuk bëhet me dije identiteti i të plagosurit.
Sipas mediave italiane i riu kishte pasur një debat të ashpër me dy djem pranë një restoranti në zone.
Pas debateve verbale i riu është larguar, por më pas dy djemtë e kanë qëlluar pas shpine, duke humbur gjurmët e duke lënë pas një pellg gjaku.


