Hakmarrje për vra'sjen e vitit 2002? RENEA bastis banesën e Ben Qimes pas atentatit

Aktualitet

Hakmarrje për vra'sjen e vitit 2002? RENEA bastis banesën e Ben
Pas vrasjes së Selami Hasanit, i njohur ndryshe si “Sel Çami”, policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Arben Isufit, i njohur si “Ben Qimja”. Në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat speciale RENEA, ndërsa lajmi është raportuar nga Syri TV.

Arben Isufi rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi dyshohet për kanosjen e një ish-avokati, i cili aktualisht mban detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Fierit.

Kontrollet në banesën e tij janë kryer në kuadër të veprimeve hetimore pas ekzekutimit të Selami Hasanit. Një nga pistat që po shqyrtohet nga policia për zbardhjen e vrasjes është ajo e hakmarrjes, duke marrë në konsideratë edhe konfliktet e së kaluarës mes personave të përfshirë.

Sipas të dhënave të bëra publike, Selami Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 2002. Ai kishte vrarë nipin e Arben Isufit, i njohur si “Ben Qimja”.

Ky precedent është një nga elementet që po shqyrtohen nga hetuesit për të kuptuar nëse vrasja e fundit mund të ketë lidhje me konfliktin e vjetër familjar dhe nëse pas saj qëndron një motiv hakmarrjeje.

Megjithatë, deri në këtë fazë, pista e hakmarrjes mbetet një mundësi hetimore dhe nuk ka një konfirmim zyrtar se ky është motivi i ekzekutimit. Policia vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar autorët dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion