Moti i keq, ministri Peleshi përditësim për situatën: Ja qarqet më problematike të vendit

Aktualitet

Moti i keq, ministri Peleshi përditësim për situatën: Ja

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tregon si paraqitet situata në qarqe të ndryshme të vendit pas reshjeve të dendura të dëborës. Në përditësimin e ministrit Peleshi qarqet më problematike janë Shkodra, Dibra, Kukësi, Elbasani dhe Korça. Ndërkohë në aksin Elbasan Qafë-Thanë për shkak të reshjeve të borës, është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

“Situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore. Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika.Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës.

Përsërsim thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje”

 

ME TE LEXUARAT