Jo vetëm në superstërvitjen e NATO-s, Britania sjell dy "bishat" luftarakë në Tiranë

Britania e Madhe pas konfirmimit të pranisë në stërvitjen më të madhe të NATO-s “Steadfast Defender 2024”, ku do të dërgojë mijëra trupa nuk heq dorë nga bashkëpunimet me vendet e tjera të Aleancës të Atlantikut të Veriut. Nesër në orën e 10:00-10:30 njoftohet se dy helikopterë britanike do të fluturojnë në qiellin e Tiranës, si simbol bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.
*Njoftim në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë * Si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fushat, por sidomos në atë të mbrojtjes, ditën e nesërme, e diel ora 10:00-10:30, dy helikopterë britanikë do të fluturojnë mbi Sheshin Skënderbej. Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadori britanik në vendin tonë z.Alastair King-Smith, përfaqësues nga Bashkia e Tiranës si dhe përfaqësues të lartë të Forcave tona të Armatosura. Pas përfundimit të aktivitetit përfaqësuesit britanikë dhe shqiptarë do t’i përgjigjen interesimit të medias. Ftoheni të merrni pjesë në pasqyrimin e këtij eventi të rëndësishëm.


