Rihapet aksi Bogë-Theth, ARRSH apel drejtuesve të automjeteve: Pajisuni me goma dimërore!

Aktualitet

Rihapet aksi Bogë-Theth, ARRSH apel drejtuesve të automjeteve:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është rihapur aksi Bogë-Theth, si dhe intensiteti i reshjeve të dëborës ka rënë, por mjetet borëpastruese po vijojnë punën për pastrimin e rrugës.

Sakaq, ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftimi i ARRSH

Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë, por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerjepër pastrimin e dëborës, zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave

Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion