"Kërcet" arma në Shkodër, plagoset një person në kërkim, transportohet me urgjencë tek Trauma

Aktualitet

"Kërcet" arma në Shkodër, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Shkodrën mëngjesin e kësaj të diele. Mësohet se i plagosur gjatë ngjarjes ka mbetur një 52-vjeçar, i shpallur në kërkim identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Shkodrës, i plagosuri është nisur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet.

Në vazhdim pritet që të ketë një njoftim zyrtar nga policia e shtetit lidhur me operacionin në Shkodër dhe faktin se kush e plagosi 55-vjeçarin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion