"Gjenerata e re e transportit publik", Rama nxjerr pamjet: Kur nis linja e madhe unazore në Tiranë

Politikë

"Gjenerata e re e transportit publik", Rama nxjerr pamjet: Kur nis

Në muajin gusht do të nisë nga puna linja e madhe unazore në Tiranë me 66 stacione. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili këtë mëngjes ka publikuar pamjet e flotës së re të autobusëve hibridë.

“MIRËMËNGJES dhe me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të dielë të bukur.

në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione”, shkruan Rama.

Nje dite me pare Bashkia e Tiranës prezantoi  linjën e re të autobusëve hibridë dhe elektrikë në Tiranë. 20 autobusët e parë “Go Green” mbërritën në sheshin “Nënë Tereza” dhe sipas Bashkis së Tiranws brenda muajit gusht do të futen në qarkullim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion