Kërcënojnë prokurorin, procedohen në gjendje të lirë vëllezërit në Kavajë
Lajmifundit
/
13 Prill 2021, 08:48
Aktualitet

Policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasit F.H dhe A.H, përkatësisht 24 dhe 22-vjeç, pasi akuzohen se kanë kërcënuar me fjalë prokurorin që po ndiqte një çështjen e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë.
“Më datë 12.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 24 vjeç dhe A. H., 22 vjeç, (vëllezer) banues në Kavajë, pasi kanë shkuar për tu interesuar për një çështjen e tyre që ndiqet nga prokuroria dhe kanë debatuar me të duke e kërcenuar me fjalë”, njofton policia.


