E konfirmon Klosi: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e grupit parlamentar

Politikë

E konfirmon Klosi: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e

Blendi Klosi, i ftuar këtë mbrëmje në Top Story, foli për mbledhjen e së shtunës të Asamblesë së PS-së, e sigurisht për atë që ishte lajmi kryesor, largimi i Elisa Spiropalit nga forumet e PS-së.

Ai tha se Elisa Spiropali nuk është shkarkuar nga partia, por nga të gjitha forumet e PS-së. Ai nuk pranoi t’i kthente një pyetje të drejtpërdrejtë Grida Dumës kur iu drejtua: A votuat për këtë shkarkim?

Klosi u shpreh se ishin forumet që pas kërkesës së Asamblesë vendosën që ta përjashtojnë atë nga të gjitha forumet e PS-së.

“Ishte një mbledhje rutinë për fushatën dhe organizimin tonë, mbledhje pune. Sigurisht, një pjesë e mbledhjes ishte me dyer të mbyllura. Ne pas mbledhjes jemi shpërndarë dhe kemi nisur punën për fushatën. E prisnim të kishte diskutim të gjerë për ku duhet të fokusohemi në fushatë, që të mos prodhojmë lajm në 6 muajt që vijnë, kush do jetë fokusi ynë.

U mor vendimi për t’i përjashtuar nga të gjitha forumet e PS-së, edhe Plarent Ndrecën. Ne nuk jemi parti që shkarkojmë njerëz, këtë filozofi ka pasur dhe në dekadat e fundit, që të jetë e hapur. E kemi dhe në statut që edhe online mund të regjistrohet. Kjo është mënyra si formohet Asambleja, si shkarkohet është bazuar në statusin e Asamblesë, që ua jep forumeve të partisë… Kjo është përbërja si krijohet forumi i lartë i PS-së, neni 22 jep të drejtën forumeve që për arsye që i gjykon vetë Asambleja kërkon shkarkimin.

Ishin tre kolegë që patën diskutime dhe e gjithë Asambleja mori këtë vendim. Në mënyrën si funksionon, u shkarkuan të dy anëtarët nga forumet, nga Asambleja e PS-së. Asambleja mbajti këtë qëndrim dhe të dy kolegët janë të shkarkuar nga forumet e PS-së, por jo nga PS-ja. Nga partia nuk kemi shkarkuar askënd”, tha ai.

-Por cila ishte vija e kuqe që kaloi Spiropali, që solli këtë largim?

“Këto janë të gjitha problemet tona të brendshme. Publiku duhet të dijë se ku fokusohet PS-ja dhe është thjesht dhe shumë e qartë biseda. Janë organizimet tona të brendshme”, deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion