Qëllohet për vdekje një student dhe plagoset një polic, alarmohet shkolla në SHBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Tenesi një ditë më parë, ku një student ka mbetur i vdekur dhe një polic është plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën.
NBCnews shkruan se një person, që dyshohet se është student i gjimnazit është parë me armë dhe menjëherë është lajmëruar policia, dhe në momentin e përplasjes, personi në fjalë ka shkrepur armën, duke plagosur policin, por mbeti i vdekur pasi ndërhyrjes së palës tjetër.
Kur policët iu afruan të dyshuarit, pati shkëmbim zjarri. Për pasojë një polic u qëllua por është jashtë rrezikut për jetën. Një nxënës është deklaruar i vdekur. Vijojnë hetimet”, kanë folur për mediat autoritetet policore.
Autoritetet zyrtare kanë treguar për mediat se të gjithë të tjerët në shkollë janë siguruar dhe janë dërguar në shtëpi.


