Ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij ish- të dashurën, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
Lajmifundit
/
13 Prill 2021, 08:44
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar në Tiranë, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij ish- të dashurën e tij, identiteti i së cilës nuk është bërë me dije.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Përndjekja" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë" i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


