Kujdes në rrugë! Mjegulla e dendur vështirëson lëvizjen e mjeteve në Burrel-Skuraj

Aktualitet

Kujdes në rrugë! Mjegulla e dendur vështirëson lëvizjen
Mjegulla e dendur ka pushtuar aksin nacional Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë segment rrugor.

Përveç problemeve me shikueshmërinë, shoferët përballen edhe me mungesën e sinjalistikës dhe barrierave mbrojtëse anësore. Situata bëhet edhe më problematike për shkak të gjendjes së amortizuar të rrugës, e cila është e mbushur me gropa.

Rreziku shtohet veçanërisht në kushtet e mjegullës, kur fusha e pamjes është tepër e kufizuar dhe çdo manovër e gabuar mund të ketë pasoja të rënda.

Në disa pjesë të këtij aksi, situata është edhe më shqetësuese për shkak të afërsisë me Liqenin e Shkopetit, ku humbja e kontrollit të automjetit mund të përfundojë tragjikisht.

Përballë këtyre kushteve, drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar vendosjen e sinjalistikës së nevojshme, instalimin e barrierave mbrojtëse dhe rehabilitimin e rrugës për të garantuar sigurinë e përdoruesve të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion